Bezos prezanton anijen kozmike që ka mision Hënën

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Fazë e re e garës për në Hënë me paraqitjen e “Blue Moon”, anijes kozmike të projektuar nga kompania “Blue Beads” e miliarderit Jeff Bezos për të transportuar një ngarkesë dhe astronautë në Hënë, në përputhje me njoftimin e fundit nga presidenti amerikan Donald Trump për një mision në Hënë brenda vitit 2024.

Mjeti special është me ngjyrë blu dhe ka një pamje që “ngjall” anijen e ëndërruar gjatë viteve 1950.

Miliarderi Bezos e prezantoi atë në Washington.

“Kjo është ‘Blue Moon’”, tha ai para një auditori të madh, në të cilin kishte shumë përfaqësues të NASA-s, studiues, gazetarë dhe studentë.

“Kthimi në Hënë është gjëja e duhur për të bërë dhe kompania mund të ndihmojmë për të përmbushur këtë afat jo vetëm për të shkuar në Hënë, por edhe për të qëndruar atje”, përfundoi Bezos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme