Bien në gjithë botën Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën. Tre aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, prej disa minutash nuk janë të aksesueshme. Sipas DownDetector, problemet po prekin përdoruesit globalisht.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problemet e internetit, shkroi në Twitter: “Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger aktualisht po përjetojnë ndërprerje në shumë vende.”

Ndërprerjet ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha në ndikimin e tyre sepse prekin tre nga aplikacionet më të mëdha në botë. Facebook ende nuk ka komentuar publikisht ndërprerjen që ka prekur shërbimet e tij. /abcnews.al

Të ngjashme