BMW do t’i kursejë 12 miliardë euro

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Gjigandi automobilistik gjerman BMW ka njoftuar për fillimin e një programi të kursimit.

Por për dallim nga Volkswagen, nuk parashihet reduktim i numrit të punëtorëve.

BMW, po i bën konkurrencë prodhuesve të tjerë me shumë probleme, siç janë: Afera me prodhuesit e makinave dizell, një testim i ri i veturave për emetimin e gazit, si edhe planifikimin e investimeve në makinat elektrike.

Fitimi i prodhuesit gjerman ishin rënë në vitin 2018 për 16,9 përqind mbi 7 miliardë euro.

Në vitin 2019 parashihen reforma të thella për të rritur fitimet. Për këtë në periudhën 2019-2022, në planet e kompanisë parashihet kursime deri në 12 miliardë euro.

Gjigandi gjerman është fokusuar edhe në prodhimin e veturave elektrike dhe atyre vetëdrejtuese.

Vitin e kaluar numri i punëtorëve u rrit për 3,7 përqind në 135 mijë.

Paralajmërohet edhe një bashkëpunim mes BMW dhe Mercedes Benz në dizajnimin e makinave elektrike.

Të ngjashme