BMW M2 i veçantë nga video-loja Gran Turismo 6 bëhet realitet

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 10:04 | Nga

Pas bashkëpunimit mes dy kompanive që merren me modifikimin e veturave, Darwin Pro dhe MTC Design, ka rezultuar ky BMW M2 i veçantë i cili është i frymëzuar nga modeli në lojën e famshme për gara – Gran Turismo 6.

Para se gjithash, kjo do të thotë se Darwin Pro dhe MTC Design për M2 e tyre kanë zgjedhur grafikën karakteristike të BMW M dhe ngjyrat për eksterier, si dhe paketën për aerodinamikën, transmeton Koha.net.

Paketa për aerodinamikën, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë me vrima për ajër, spoiler të përparmë, set pragjesh, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer të madh, si dhe spoiler i pasmë.

Gjithashtu, këto dy kompanitë për këtë M2 të veçantë kanë zgjedhur edhe set të ri të rrotave me ngjyrë të kombinuar kuqezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme