BMW M3 me “zemër” të Corvettes

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 16:08 | Nga

Ky është përbindëshi i “Frankensteinit”, ai që në të vërtetë e dëshirojnë shumë njerëz.

Entuziastët e automobilave vazhdojnë të mblidhen nëpër forume, pavarësisht nga fakti se rrjetet sociale kanë zënë gjithçka nga “7 deri 77 vjet”, transmeton Koha.net. Në këto rrjete, imagjinata po evoluon në maksimum kur bëhet fjalë për “çfarë do të ishte nëse do të ishte” dhe tani një model të tillë të veturës e kemi në realitet.

Shtimi i një mbushësi Turbo në një motor të fuqishëm nuk është një praktikë e pazakontë, por çka nëse ky motor i fuqishëm (dhe legjendar) zëvendësohet me një tjetër edhe më të fuqishëm?

Një pronar i BMW M3 E92 ka vendosur që të heqë motorin e tij S65 V8 dhe ta zëvendësojë me V8 po ashtu, por nga kompania e famshme General Motors.

Megjithatë, fjala është për motorin LT4 V8 me kompresor të cilin e posedon Corvette Z06. Ky motor është me kapacitet prej 650 kuajfuqi, përcjell Koha.net. Sipas pronarit, ky model i modifikuar tani është me kapacitet prej 680 kuajfuqi, por mund të përforcohet shumë lehtë edhe në 700 kuajfuqi me disa ndryshime shtesë.

Ky M3 i modifikuar ka dy njësi ECU të riprogramuara, një për motorin dhe tjetrën për elektronikën. Ka edhe frenat më të mëdha.

Kur është fjala për entuziastët e automobilave, veturat janë një zgjatje e egos së tyre si dhe një simbol statusor. Pronari i këtij BMW M3 ka dashur më shumë fuqi dhe kjo është ajo që mori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme