BMW Seria 7 elektrike me së paku 650 kuajfuqi

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kanë nisur të rrjedhin detajet e para për Serinë 7 të BMW-së në versionin elektrik. Sipas “BMWBlog”, i quajturi “Mi7” do të jetë piku i Serisë 7 dhe do të ketë dy motorë të fuqishëm elektrikë.

Sipas raportimit, kombinimi i dy motorëve çon në fuqinë e 650 kuajfuqive, apo rreth 50 kuajfuqi më shumë se modeli M760i.

Po ashtu thuhet se ky model do të mund të ecën deri 644 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Ai do të ketë sistem që mbush shpejt bateritë.

Tutje theksohet se do të vijë edhe një model hibrid me motor me djegie 3.0-litërsh të kombinuar me një elektrik. Thuhet se ai do të ketë 750 kuajfuqi.

Do të vijnë edhe dy versione të tjera elektrike me rreth 350 dhe 450 kuajfuqi.

Gjenerata e re nuk pritet të lansohet para vitit 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme