BMW vjen me disa ndryshime në Serie 8

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Modeli më i ri i BMW seria 8 do të vije me një shtesë të re që nënkupton një kabrioletë e cila edhe mund të mbulohet. Ky model përbëhet nga motori me dy turbina 4.4 litërsh që gjeneron 523 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 3.8 sekonda.

Pjesa e përparme e automjetit përmban vendet për hyrje të ajrit derisa rrjetat e BMW-së kanë formën gjashtëkëndore që zgjerohen nga fundi. Dizajni i pasmë karakterizohet me format e ngritura dhe të ulëta të karroserisë.

Dritat e lehta të pasme janë të gjitha LED dhe shtrihen përbri njëra-tjetrës të cilët ofrojnë formë të veçantë të ndriçimit në formë “L”. Kjo seri është e pozicionuar për të konkurruar me Mercedes-Benz Coupe.

Seria 8 e BMË-së ofron një sërë sensorësh dhe teknologjish që dirigjohen nga vetë makina. Paketa profesionale Asistent Driving Professional përfshin një sistem gjysmë të automatizuar që lejon lëvizjen pa duar dhe pa pedale në autostradat me qasje të kufizuar dhe shpejtësi më të ngadaltë se 60 km/h.

Sistemi që debutoi këtë vit edhe në modelin e ri të X5, përbëhet nga një kamerë optike e vendosur brenda makinës që siguron se shoferët janë të vëmendshëm gjatë vozitjes. Kamera që është e vendosur në grupin e instrumenteve kontrollon për të parë nëse sytë e shoferit janë të hapura dhe janë në drejtim të rrugës.

Një tjetër specifikë e kësaj veture është sistemi ‘Opsional’ që është sistemi i vozitjes gjatë natës që transmeton video në kohë reale dhe tregon njerëzit, kafshët dhe objektet e tjera që lirojnë nxehtësi. Çdo objekt i zbuluar ndriçohet duke përdorur funksionin e dritës së shënuesit të dritave.

Vetura do të jetë e gatshme për porosi në mars të vitit 2019 dhe do të ketë çmim fillestar prej 107 mijë eurove.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme