Brezi Youtube zbulon fuqinë analoge

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Komuniteti i internetit në Gjermani është duke vënë në lëvizje politikën. Demostratat kundër reformimit të së drejtës së autorit i kanë kthyer debatet për filtrat e shkarkimit dhe censurën në rrjet në debate politike.

Një mbrëmje e ftohtë marsi në Berlin. Rreth 2000 demostrues janë mbedhur para selisë së partisë kristiandemokrate, CDU. Shumë prej tyre janë të rinj dhe dalin për herë të parë në demonstratë. Motoja: “Kurrë më CDU”, ka javë që qarkullon si hashtag në mediat sociale. Për partinë në pushtet protesta është shenjë alarmi në mes të vitit zgjedhor.

Demonstruesit kanë frikë, se rregullat e reja që vijnë nga Brukseli do të kufizojnë lirinë e tyre në internet. Prej vitesh punonjësit dhe politikanët janë duke punuar për të përshtatur të drejtat e autorit me kohën digjitale. Veprat e artistëve dhe njerëzit kreativë duhet të mbrohen më mirë në internet.

Në gjithë Gjermaninë kundërshtarët e ligjeve të reja për të drejtat e autorit kanë dalë nëpër rrugë dhe demostrata më e madhe pritet të mbahet më 23 mars. Heronjtë e oborreve të shkollave gjermane janë mobilizuar në twitter dhe youtube. Figurat si “Rezo”, që herë të tjera e kemi parë në rrjet që të këndojë, “HerrNewstimme” me kanalin e lajmeve ose “Br4mm3en” që hedh në rrjet lojëra kompjuterke. Në politikë ata nuk luajnë ndonjë rol, por në internet kanë tre deri pesë milionë ndjekës

Youtubësit – zgjohet gjigandi i fjetur

“Br4mm3n” quhet faktikisht Dennis Brammen. Ai ka krijuar me shokët e tij kanalin e lojërave Pietsmiet. 31 vjeçari “Gamer”, e quan veten fytçjerrës, megjithatë thirrjet kundër reformimit të së drejtës së autorit ai i sheh si jo tipike. Në ditën e demostratës para CDU ai lëshoi në twitter: “Nëse do më kishin pyetur vite më parë a do të angazhohem politikisht, atëherë përgjigja ime do të kishte qenë: “What the fuck, ik prej këndej!”

Brammen beson se politikanëve u duhet bërë presion, sepse ata nuk e kanë të qartë efektin e kësaj teme. Ai i bën thirrje deputetëve dhe i sqaron se janë duke ngritur “makina censure” në internet. Edhe ndjekësit e tij në Youtube, ai i këshillon të marrin në telefon politikanët.

Jenna Behrends nuk ka nevojë të merret në telefon. Behrends është politikane e CDU, por në çështjen e të drejtave të autorit ajo ndodhet në anën e demonstruesve. 28 vjeçarja ka frikë se partia e saj do të bëhet “e pazgjedhshme” për një brez të tërë. Ajo mendon se shumë kolegë më të moshuar e kanë nënvleftësuar temën. Komuniteti në rrjet bën “diskutime të mëdha”, por që të dëgjohet duhet të dalë në rrugë. “Unë jam shumë e trishtuar për këtë”, thotë Behrends.

Në Gjermani diskutimet kanë të bëjnë kryesisht me nenin 13 të ligjit për të drejtat e autorit. Neni thotë se BE do të bëjë në të ardhmen përgjegjëse platformat Youtube dhe Facebook që të respektojnë të drejtat e autorit. Deri tani përdoruesit që shkarkojnë diçka e mbajnë vetë këtë përgjegjësi. Nëse ligjet e reja aprovohen atëherë Youtube nuk do të lerë të dalin në faqen e tij këngë dhe video, për të cilat nuk i ka të drejtat.

Fjala më e rëndësishme filtri i shkarkimit

Meqenëse Youtube tërheq çdo minutë rreth 450 orë material video, kontrolli për licencën mund të bëhet vetëm teknikisht, pavarësisht nëse Dennis Brammen flet për “makinë censure”, për software apo për filtër shkarkimi. Platformat mund t’i blejnë të drejtat për të gjitha materialet, por meqenëse jo të gjithë duan të shesin, është e nevojshme të ekzistojë filtri.

Dennis Brammen mbështet të drejtat më të mëdha të autorit, por ai është kundër që makina të vendosë për gjithçka.Ai ka parasysh për shembull kitaristin Alexander Dommisch, i cili do që të fitojë edhe para me këngët e tij. Prandaj ai e mbështet reformën. Platformat e vogla nuk preken dhe platformat e mëdha filtrojnë sepse “përndryshe youtube do mbushej me pornografi dhe filma netflixi”.

Youtube i shtin frikën përdoruesve

Shefja e Youtube, Susan Wojcicki është duke rekrutuar, “Creators”, pra Youtuber, për fushatën ndërkombëtare “shpëtoni internetin”. Ligji i ri për të drejtat e autorit përbën “rrezik të qartë për mundësitë tuaja që të dëgjoheni në të gjithë botën,” shpjegon ajo në një letër.

Për përkrahësin e reformës Fred Breinersdorfer paralajmërimi i Wojcickit është “hile”. Autori mendon se platformat e mëdha i nxisin të vegjlit për interesat e veta ekonomike duke shpërndarë frikë.

Dennis Brammen nuk e pranon që “ata dalin në rrugë si ushtri e Facebook, Google dhe Co.”. Krejt e kundërta, ata luftojnë për firmat e vogla që nuk bëjnë dot bisedime për licencat dhe duhet të blejnë filtrat e shtrenjta të shkarkimit nga google dhe facebook. Ky pozicion dëgjohet ndërkohë edhe nga përfaqësuesit e qeverisë.

Brammen dhe kundërshtarët e tjerë të nenit 13 e kanë transferuar debatin në qendrën e politikës së Berlinit. Tani ata shpresojnë që Parlamenti Europian të thotë Jo, javën e ardhshme. Ky do të ishte demonstrim force nga brezi Youtube./DW

Të ngjashme