Një veturë e re e dizajnuar nga ish punëtorët e BMW dhe Apple është prezantuar së fundmi.
“Byton”, që ka një ekran të madh touchscreen, e ri-imagjinon ndjesinë që keni kur jeni brenda një veture.
Ndonëse ky dizajn i veturës nuk i afrohet Teslas në performancë e as në çmim, kompania prapa këtij produkti ka thënë që shpreson se në të ardhmen njerëzit do të brengosen më shumë për fuqinë digjitale e jo për kuaj-fuqitë.
Megjithatë ekspertët kanë thënë që aktualisht mungon infrastruktura për të cilën ka nevojë ky model.
Emri “Byton” i referohet frazës “Bytes on Wheels” (Bajt në rrota).
Drejtori ekzekutiv, Carsten Breitfeld ka thënë që dëshirojnë të sjellin në treg “veturën e parë vërtetë të mençur”.
Prodhimi i kësaj veture pritet të ni në vitin 2019.