Celulari i parë Huawei me 8GB RAM

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 14:52 | Nga

Huawei ka zbuluar Honor 10 GT, që do të jetë celulari i parë i markës me 8 GB RAM.

Paraardhësi i tij, Honor 10, që u lançua në muajin prill në Kinë dhe në maj në të gjithë botën, kishte deri në 6 GB RAM.

Përveç RAM-it të shtuar, celulari Honor 10 GT do të jetë identik me Honor 10. Ai ka një procesor Kirin 970, bateri 3400 mAH dhe kamera 24-megapixel.

Ky “smartphone” do të dalë në treg në Kinë në datën 24 korrik. Ende nuk ka një çmim zyrtar për të, por mendohet se do të kushtojë rreth 400 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme