Certifikohet pajisja e parë e bartshme Redmi

Prishtinë | 31 Jan 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ora e parë e mençur Redmi, ose ndoshta ora e parë e mençur e kompanisë, është çertifikuar nga agjensia BIS në Indi. Brendi kryesor Xiaomi e lansoi më parë orën e mençur Watch Color në fillim të këtij muaji, ndërsa pritet edhe Mi Band 5. Por deri më tani nuk kemi pasur ende mundësi ta shohim pajisjen e bartshme me brendin Redmi, raporton GSMArena.

Certifikimi BIS e quan pajisjen vetëm “orë e mençur” (numri i modelit HMDH01GE). Megjithatë, disa përdorues të Weibo në kuadër të aplikacionit Mi Fit e gjetën siluetën e dorezës së mençur Redmi.

Pajisja e bartshme do ta ketë opsionin e monitorimit të rrahjeve të zemrës, kontrollit të muzikës NFC dhe është e bazuar në atë që u zbulua në aplikacion, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu do ta ketë mundësinë për t’i ndryshuar “fytyrat”, si dhe funksionet themelore si shfaqja e të dhënave për motin dhe alarmin.

Pavarësisht nëse është orë e mençur apo byzylyk, pritet që pajisja e ardhshme Redmi do të kushtojë më pak sesa modelet e ngjashme Xiaomi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme