Chrome 77 mundëson ndarjen e uebfaqeve përmes pajisjeve të ndryshme

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Google ka filluar me livrimin e shfletuesit Chrome 77 për platformat Android, Windows, Mac, Linux dhe iOS. Azhurnimi do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme, raporton AndroidCentral.

Chrome 77 implementon disa përmirësime dhe funksione të reja, ndërkohë që është edhe funksioni “Send this page” për shpërndarjen e përmbajtjes përmes pajisjeve të ndryshme, e cila ka mbërritur tek disa përdorues edhe në versionin Chrome 76, shkruan KOHA Ditore. Përveç mundësisë së shpërndarjes së faqeve në pajisje të ndryshme, versioni më i ri i Chrome e ka opsionin “Make Chrome your own”, i cili jua mundëson shtimin e bookmarkëve për aplikacionet e Google si Gmail, YouTube, Google Maps, News dhe Translate.

Chrome 77 për Android arrin me ekran të ridizajnuar Downloads, ndërsa ekipi i Chrome e ka mënjanuar menynë në pjesën e sipërme të majtë të ekranit. Në vend të kësaj, Chrome 77 tani vjen me butona që ia mundësojnë përdoruesit të filtrojnë lloje të ndryshme të përmbajtjes.

Së bashku me 52 azhurnimet e sigurisë, versioni i ri i Chrome gjithashtu vjen me përmirësime të izolimit të sajteve i cili i mbron cookiet, HTTP resurset dhe elemente të tjera të rëndësishme kur vizitohen sajtet të cilat kontrollohen nga sulmuesit/hakerët.

Google gjithashtu e ka mundësuar testimin e API-së së re Contact Picker për Chrome 77 për Android, duke ua mundësuar përdoruesve që ta zgjedhin regjistrin nga lista e tyre e kontakteve dhe të ndajnë informacione të kufizuara rreth tyre me sajtin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme