Chrome 90 rrit përformancën dhe produktivitetin

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Google lansoi disa veçori të reja në Chrome duke cituar edhe performancën e shtuar në shfletues. Chrome tani ka menaxhim më të mirë të dokumenteve PDF, shpërndarje të lehtë të lidhjeve e shumë të tjera.

“Link to Highlight” është një funksion i cili përdoret për të ndarë një tekst të nënvizuar me miqtë apo kolegët e punës. Mjafton të selektoni tekstin në një uebfaqe dhe të klikoni me të djathtën e më pas opsionin “Copy link to highlight.” Duke hapur këtë lidhje marrësi automatikisht dërgohet tek seksioni ku gjendet teksti i nënvizuar.

Aktualisht opsioni po lansohet në Chrome për desktop dhe Android.

Gjithashtu menaxhimi i PDF-së është përmirësuar. Një panel anësor i ri bën të mundur të shikoni të gjitha faqet PDF në miniaturë dhe kapërcyer shpejtë në një faqe specifike.

“Penetration Mode” fsheh të gjithë mjetet për t’u fokusuar tek përmbajtja.

Një tjetër opsion i ri që po vjen në Chrome është ngrirja e tabeve për grupet e mbyllura. Kështu shfletuesi do të reduktojë konsumin e memories dhe përdorimin e procesorit për grupet e tabeve të mbyllura duke përmirësuar përformancën.

Të ngjashme