Çipi nën lëkurë që hap dyert

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Barcelonë, 28 shkurt – Teknologji ekstreme është demonstruar në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Një vullnetar ka futur në trup, nën lëkurë, një çip të vogël që përmban të gjitha kredencialet e nevojshme për të hapur derën e shtëpisë, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.

Kjo përvojë bën pjesë në disiplinën ”Biohacking’, që ndërhyn në biologjinë e trupit për të përmirësuar performancën.

“Është shumë e dobishme për mua sepse unë kam një shtëpi të automatizuar. Dhe në qoftë se unë do të kërkoj të heq çipin do të mjaftojë një prerje të vogël për hequr atë,” tha Edgar Pons, personi i cili ka vendosur që të ketë çipin për identifikimin e radio frekuencave.(RFID)

Ky çip është shumë i vogël. Ai është pak më i madh se një kokrrizë rëre dhe është i mbuluar me një material biokompatibël që e mbron atë nga përkeqësimi nën lëkurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme