Citroeni i parë elektrik vjen më 2020

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Citroen C4 Cactus sapo është përditësuar, por një model krejtësisht i ri do të vijë më 2020 me një version elektrik.

C4 Cactus elektrik do të jetë i pari i kompanisë, në planin “C-Zero” që parasheh që çdo model i Citroenit të ketë versione elektrike deri më 2025.

Cactusi i ri do të përdorë platformën e njëjtë si Opel Corsa dhe Peugeot 208.

Modeli i ri do të ketë pamje të re të bazuar në konceptin CXperience të prezantuar më 2016 në panairin e Parisit, raporton “AutoExpress”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme