Çmimet e SSD-ve do të bien për 10% gjatë tremujorit të parë të 2019-s

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Çmimi i SSD-ve ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2018, gjë që mundësoi që disqet me bazë NAND të jenë më të lira se kurrë më parë.

Pranueshmëria e SSD-ve është duke u rritur, oferta shpejt po e tejkalon kërkesën, gjë që po e ulë çmimin dhe po i bën disqet edhe më tërheqëse për krijuesit e PC-ve. DRAMeXchange, një divizion i Trendforce, thekson se pritet që çmimi i SSD-ve të konsumit të bie për 10% në tremujorin e parë të vitit 2019, pavarësisht faktit se pranueshmëria e SSD-ve po rritet.

Gjatë tre muajve të fundit, prodhuesit e NAND po e ngadalësojnë zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, duke shpresuar që ta reduktojnë ngopjen e tregut, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse këto përpjekje do ta ngadalësojnë normën me të cilën rritet prodhimi i NAND, nuk pritet që kjo ta lehtësojë ngopjen e tanishme të tregut. Ndërkohë që çmimet e SSD-ve po vazhdojnë të bien, edhe përdoruesit që kërkojnë çmime më të lira mund të gjejnë disqe më të lira. Nëse kjo rënie e çmimeve vazhdon, do të hyjmë në një epokë në të cilën të gjithë prodhuesit e kompjuterëve do ta kenë një disk të bazuar në SSD, të paktën kur bëhet fjalë për diskun boot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme