“Dark Mode” vjen zyrtarisht në Facebook Messenger

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Facebooku ka konfirmuar mënyrën “Dark Mode” për Messenger në tetorin e vitit të kaluar, i cili ka mundur të përdoret vetëm nga disa përdorues të caktuar.

Tani rrjeti social zyrtarisht ka lansuar “Dark Mode” për aplikacionin e mesazheve, transmeton Koha.net.

“Dark Mode” në Messenger mund të përdoret thjesht duke dërguar një emotikon gjysmë hëne në “chat”.

Pas kësaj, përdoruesit duhet të shkojnë te cilësimet (Settings) për ta lëshuar atë.

Mënyra e përdorimit “Dark Mode” është në dispozicion në të dy platformat, Android e iOS, dhe duhet përditësimi i aplikacionit për ta përdorur atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme