Debutimi i kripovalutës Libra mund të shtyhet

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Lëshimi në përdorim i kripovalutës Libra mund të shtyhet për të adresuar shqetësimet e autoriteteve rregullatorë të ngritura në mbarë botën, kështu është shprehur shefi i Libra Association.

Në muajin qershor, Facebook tregoi planet e një kriptovalute që pritet të debutoj në pjesën e parë të 2020-së.

Megjithatë përpjekja për të sjellë kriptovalutat në një adoptim masiv janë ballafaquar me skepticizmin e autoriteteve dhe rregullatorëve ku Franca dhe Gjermania janë shprehur haptazi kundër Libra në Evropë.

Drejtori i Libra Association, Bertrand Perez tha se debutimi mund të shtyhet me tre deri në gjashtë muaj.

“Për ne rëndësi ka që të jemi në përputhje me kërkesat e rregullatorëve dhe duam që zgjidhjet që ofrojmë të jenë të pranueshme jo vetëm nga konsumatorët por edhe autoritetet”, tha Perez.

Ai gjithashtu tha se Facebook e kishte ditur që do të përballej me pyetje dhe dyshimet nga autoritetet kryesisht ato vvropiane.

Libra do të mbështetet në një rezervë me asete reale si depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Libra Association menaxhohet nga një bord prej 28 anëtarësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme