Dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit nuk do të fillojnë para 2021-ës

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Sipas medieve gjermane, raportohet se dërgesat e para të hiper-veturës së Mercedesit, AMG One, do të fillojnë në vitin 2021 edhe pse ky model është prezantuar para pothuajse dy vjetësh.

Gjithashtu, thuhet se vendosja e motorit të F1 në një veturë legale për vozitje në rrugët publike nuk është e lehtë, transmeton Koha.net. Mediat gjermane këtu citojnë një burim sipas të cilit specialistët e kësaj kompanie gjermane kanë “nënvlerësuar detyrën”.

Kujtojmë se Mercedes-AMG One ka motor 1.6-litër V6 Turbo nga modelet e F1 me kapacitet prej 603 kuajfuqi dhe katër motorë elektrikë, marshin “Xtrac” manual të automatizuar me 8 shpejtësi, baterinë litium-jon, si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Të ngjashme