Desktop aplikacioni Skype mundëson shikimin e bisedave në thirrje dhe listat e kontakteve gjatë bisedës

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Microsofti është ende duke punuar për ta ngritur përvojën e re të Skype, ose Skype v8, në të njëjtin nivel me funksionalitetin që e kishin versionet e mëparshme të aplikacionit. Azhurnimi më i ri për Insider në desktop e rikthen mundësinë e shikimit të bisedave in-call dhe listën e kontakteve/bisedave në të njëjtën kohë, përcjell Neowin.

Praktikisht, kur përdoruesi është në bisedë, chat paneli për atë bisedë lëviz në anën e djathtë të ekranit, gjë që anën e majtë e lë të lirë për shfaqjen e listës së bisedave. Përveç kësaj, chat panelit në telefonatë tani mund t’i ndryshohet madhësia sipas preferencave dhe nevojave të përdoruesit.

Skype classic tashmë ua mundëson përdoruesve ta shohin listën e bisedave/kontakteve dhe bisedat njëkohësisht gjatë thirrjes, ndërkohë që këto dy opsione janë të ndara vertikalisht.

Microsoft po bën ndryshime gjithnjë e më të shpeshta në aplikacionin Skype, dhe kjo e përfshin edhe implementimin e emoticoneve të konfigurueshme dhe zgjidhjeve të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme