Detajet e reja për Xiaomi Mi Mix 3

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 18:15 | Nga

Edhe pse nuk e dimë se kur do të arrijë pasardhësi i Mi Mix 2S, Mi Mix 3 pritet të ofrojë një dizajn mjaft mbresëlënës. Ndërsa kemi parë më herët disa fotografi të këtij smartfoni, duket se detajet e reja kanë rrjedhur në internet dhe sipas tyre ky smartfon mund të ofrojë një lloj veçorie të AI.

Disa përdorues në Kinë që kanë të instaluar ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10 në pajisjet e tyre Xiaomi, janë befasuar me dy fotografi të publikuara (të cilat shihet më lartë), shkruan Neowin.

Duke shikuar anën e djathtë në fotografi, nuk përmendet Mi Mix 3 në përshkrimin por është kurioze se paraqet dizajnin e smartfonit me një buton shtesë në anën e tij të majtë, transmeton Koha.net. Ky buton mendohet të jetë buton fizik i dedikuar për AI. Kjo është diçka që nuk është shfaqur në pajisjet e mëparshme të Xiaomit.

Ndonëse nuk dimë shumë rreth smartfonit të ardhshëm Mi Mix 3, pritet të duket më i rafinuar sesa paraardhësi i tij me pjesën e poshtme të ekranit të tij të zvogëluar. Po ashtu, spekulohet se pajisja do të ketë kamerën me mekanizëm (e cila do të hapet sikurse një periskop), e ngjashme sikurse që kemi parë te Vivo NEX S.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme