Dominimi i Facebook në botën mobile

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 14:24 | Nga

Kur Facebook doli në bursë në 2012-ën, kompania e shikonte tranzicionin drejt mobilitetit sa të suksesshëm aq edhe të rrezikshëm. E nëse mobiliteti ishte një prej sfidave më të mëdha të Zuckerberg, atëherë ai ja ka dalë për mrekulli.

Këtë nuk e tregojnë vetëm të ardhurat, por edhe aplikacionet më popullore në botë. Këtë javë Facebook tha se Messenger kishte 1.2 miliard përdorues aktivë në muaj.

Vetë rrjeti social ka 1.7 miliard përdorues mobil, ndërsa shërbimet të tjera në pronësi të kompanisë kanë pasur po të njëjtin sukses. WhatsApp ka 1.2 miliard përdorues ndërsa Instagram më se 600 milionë.

Në grafikun e paraqitur mund të kuptoni më mirë dinastinë e Facebook e cila aktualisht po sundon botën e aplikacioneve mobile.

Dominimi i Facebook në botën mobile

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme