Doni të ndërtoni një aplikacion? Tani Google e bën për ju

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 21:30 | Nga

Aplikacionet janë kthyer në biznese të mëdha, si udhëheqësit e industrisë si Snapchat të cilët kanë bërë miliarda në vetëm pak vite. Tani, Google është duke shpresuar të ndihmoj persona të tjerë, për të bërë të njëjtën gjë.

Kompania ditën e mërkurë filloi një kurs online për zhvillimin e aplikacioneve, në bashkëpunim me universitetin Udacity. Kompania synon ndërtimin e aplikacioneve për sistemin operativ Android. Dallimi mes kësaj dhe programeve të tjera të Google të miratuara, është se ky kurs ka për qëllim që personat e cilët nuk kanë përvojë të mëparshme në zhvillimin e aplikacioneve, të mund të zhvillojnë aplikacione nëpërmjet kursit online.

“Nuk ke përvojë në programim? Nuk ka problem!” thotë Udacity. “Aftësitë e mësuar në fillim të këtij programi ‘Nanodegree’, do ta përshpejtojnë udhëtimin tuaj, për t’u bërë një punonjës i ndërtimit të aplikacioneve Android”.

Kursi mund të zgjasë deri në 165 orë deri në përfundim të tij. Kjo do të thotë rreth 21 ditë studimi me kohë të plotë (8 orë në ditë). Kompania gjithashtu shton se “paga bazë” i një zhvilluesi aplikacionesh Android është rreth 52 400 deri 136 000 $ në SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme