Edhe Rolls-Royce hyn në industrinë e taksive fluturuese, ky është koncepti i tij

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 09:06 | Nga

Projektet e taksive fluturuese të kompanive Airbus dhe Uber tani kanë konkurrencë, sepse në këtë industri po përfshihet edhe kompania e famshme britanike e veturave luksoze, Rolls-Royce.

Rolls-Royce ka prezantuar konceptin EVTOL (Electric Vertical Take Off and Landing), i cili mund të transportojë katër deri në pesë pasagjerë dhe të aterojë në një sipërfaqe mjaftë të madhe, transmeton Koha.net. Kjo taksi fluturuese nuk do të jetë tërësisht elektrik, sepse turbinat e tij do të prodhonin 500 kW fuqi, gjë që është e mjaftueshme të startojë gjashtë helika.

Gjithashtu, taksia fluturuese EVTOL është shumë e qetë (pa zhurmshme) dhe mund të udhëtojë përafërisht 800 kilometra, si dhe shpejtësia e saj maksimale është deri në 400 kilometra në orë. Helikat në krahët mbyllen kur kjo taksi fluturuese arrin lartësinë e duhur.

Sistemi hibrid i tërheqjes së kësaj taksie fluturuese ndoshta nuk është më “i pastërt”, por, nga kompania konfirmojnë se turbinat do të përdoret vetëm për ngritje në ajër dhe në këtë mënyrë do të kursehet bateria.

Ky automjet fluturues do të mund të përdoret si taksi fluturuese ose për transport privat, por edhe për transportimin e mallrave për nevojat e ushtrisë, përcjell Koha.net.

Aktualisht Rolls-Royce mund të prezantoj vetëm fotografitë 3D të kësaj taksie fluturuese, por koncepti EVTOL është i bazuar në teknologjinë tashmë ekzistuese dhe në teknologjinë e cila është në fazën e mesme të zhvillimit. Ka mundësi që EVTOL të fluturojë ka mesi i dekadës së ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme