Ekipi nga Kosova triumfon në garën “Smart Data in Health”

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

SIEMENS Health, Novartis dhe Medical Valley kanë zgjedhur produktin e zhvilluar nga Kosovarët si fitues të kategorisë “Health Pre-Check”. Hamster (produkti), ndihmon kompanitë e sigurimeve në Gjermani të bëjë një paravlerësim të gjendjes shëndetësore të klientëve potencial, dhe ofron përllogaritje të saktë karrshi mbulueshmërisë së sigurimit shëndetësor.

Pjesë e ekipit nga Kosova ishin Metihe Kastrati, Teuta Morina, Bardh Krasniqi, Granit Beka, Ilirjana Musaj, Toske Kryeziu, Artin Bajçinca, Vigan Ramadani, Ilir Hoxha & Arber Lama. Në këtë garë morën pjesë mbi 100 ekspertë nga e mbarë bota.

Pjesëmarrja e ekipit nga Innovation Centre Kosovo u mundësua nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë si mbështetëse e ICK-së.

Të ngjashme