Facebook Dating së shpejti në të gjithë botën

Prishtinë | 22 Sht 2018 | 12:51 | Nga

Facebook e ka lansuar në Kolumbi karakteristikën e re për takime on-line. Kjo quhet Facebook Dating. Është i vendosur në një algoritëm të krahasimeve të mundshme romantike për ju, bazuar në gjithçka që di Facebook për ju, që nuk e dinë aplikacionet tjera.

I lansuar fillimisht në F8 në maj, Facebook tashmë ka publikuar edhe detaje të reja sikurse limitimi i përdoruesve për të shprehur interesim për maksimum 100 veta në ditë, duke i vënë në pah pyetjet dhe fotografitë personale, dhe ju mundëson t`i shihni shokët e shokëve, përveç nëse e ndryshoni opsionin dhe dëshironi t`i shihni njerëzit që nuk keni lidhje të përbashkëta. Nëse faza e testimit ecën mirë, Facebook pritet që së shpejti ta lansojë Dating edhe në shtetet e tjera.

“Qëllimi i ekipit është thjesht ta bëjmë Facebook-un vendin më të mirë për ta filluar një lidhje on-line,” tha menaxheri i produktit Facebook Dating Nathan Sharp në një intervistë për TechCrunch.

Si punon Facebook Dating…

“Takimet janë diçka që e kemi parë në platformë qysh në ditët e para. Ne e dimë se janë 200 milionë njerëz që e rendisin veten si beqarë”, thotë Sharp.

Parimisht, përdoruesit e moshës 18 vjeç e më lartë e shohin një njoftim në krye të kohështrirjes së tyre që i fton ta provojnë Facebook Dating kur të mbërrijë në shtetin e tyre, dhe do ta shohin një rugë të shpejtë që i dërgon aty në menynë “Bookmarks”. Për momentin Facebook Dating është vetëm në telefona mobil, dhe do të përfshihet në aplikacionet kryesore të rrjetit social iOS dhe Android.

Përdoruesit mund t`i filtrojnë takimet sipas distancës (deri në një rreze maksimale prej 100 kilometrash), nëse kanë fëmijë, fe, gjatësi dhe moshë. Ata mund të shfletojnë nëpër listën e sugjeruar të kryefaqes, ose mund të zgjedhin t`i çbllokojnë ngjarjet dhe grupet pjesë e të cilave janë dhe t`i shohin njerëzit që e kanë bërë të njëjtën gjë. Kushdo që e keni bllokuar nuk do të shfaqet, por personat që i keni fshirë nga lista e shokëve po. Për ta parë personin tjetër, ata ose duhet të thonë që nuk janë të interesuar, ose ta zgjedhin një foto apo pyetje nga profili i personit dhe t`ua dërgojnë një mesazh lidhur me të (ose të paktën ashtu duhet të bëjnë), dhe pastaj dërguesi nuk mund ta shohë më pranuesin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme