Facebook do të paguajë gjobë pesë miliardë dollarëshe

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Facebook do të paguajë një shumë rekord prej 5 miliardë dollarësh për të zgjidhur shqetësimet për privatësinë, ka njoftuar Komisioni Federal i Tregtisë në ShBA.

Rrjeti social duhet gjithashtu të krijojë një komision të pavarur të privatësisë, mbi të cilin nuk do të ketë kontroll shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.

FTC kishte hetuar akuzat se konsulenca politike Cambridge Analytica kishte marrë në mënyrë jo të duhur të dhënat e deri në 87 milionë përdorues të Facebook-ut.

Hetimi pastaj u zgjerua duke përfshirë edhe çështje të tjera të tilla si njohja e fytyrës.

Gjoba prej 5 miliardë dollarësh mendohet të jetë më e madhja e vendosur ndonjëherë ndaj ndonjë kompanie për shkeljen e privatësisë së konsumatorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme