Facebook e pranon, 30 milionë llogari u hakuan

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Përpos presionit të shtuar kohëve të fundit ndaj themeluesit dhe drejtuesit te facebook Mark Zuckenberg mbi sigurinë e Facebook, kompani pranon që muaj e fundit janë vjelur informacionet e 30 milionë përdoruesve të rrjetit social.

Të premten një zyrtar i Facebook ka informuar se hakerat kanë përdorur kodet digital për te marr të dhëna për 14 milionë përdoruesve.  Ai  u shpreh: “Brenda dy ditëve, ne e mbyllëm pacenueshmërinë, ndaluam sulmin dhe siguruam llogaritë e njerëzve duke rivendosur akseset për njerëzit që ishin potencialisht të ekspozuar”.

Që nga fillimi i shtatorit Facebook-u ka njoftuar disa herë për disa rast kur është sulmuar nga harekat, për këtë arsye është nisur dhe një hetim nga kompania në mesin e shtatorit.

Sipas Facebook ky sulm nuk përfshin Messenger, Messenger Kids, Instagram, WhatsApp, Oculus, Workplace, Pages, pagesat, aplikacionet e palëve të treta, ose reklamat, shkruan The Sun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme