Facebook lanson “Find Wi-Fi” në të gjithë botën

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 14:20 | Nga

Rrjeti social Facebook tha se funksionaliteti i kërkimit të pikave të aksesit në internet wireless “Find Wi-Fi” do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Njoftimi erdhi përmes një postimi në blogun zyrtar të rrjeti social. Kompania e medias sociale thotë në lajmërim se përdoruesit kishin përfituar jashtëzakonisht shumë nga veçoria dhe për këtë vendosi ta ofronte globalisht.

Funksionalitetet gjenden në seksionin “More” në aplikacionin Facebook. Pasi të keni përzgjedhur opsionin “Find Wi-Fi,” përdoruesit mund ta aktivizojnë për të zbuluar pikat e aksesit afër vendndodhjes së tyre.

Sipas Facebook vendndodhjet e pikave të aksesit ofrohen nga bizneset. Zgjerimi i “Find Wi-Fi” ka filluar që nga dita e premte.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme