Facebook & Microsoft do të ndërtojnë një kabëll optik për të lidhur ShBA-të me Evropën

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 11:22 | Nga

Facebook dhe Microsoft kanë bashkuar forcat për të ndërtuar një kabëll nënujor i cili do të shtrihet më se 4,000 milje nën Oqeanin Atlantik.

Ky kabëll i ri nënujor do të ndihmojë që të dyja kompanitë të transferojnë më shpejt të dhënat mes ShBA-së dhe Evropës. Dy pikat e lidhjes do të jetën Virxhinia Veriore në ShBA dhe qyteti i Bilbao-s në Spanjë.

Kjo nismë do të bëjë të mundur që shërbimet e Microsoft dhe Facebook të aksesohen më shpejtë dhe pa ndërprerje për përdoruesit përtej Amerikës.

Rast konkret është bashkëpunimi i Google me 5 kompani telekomunikacioni në Azi për të ndërtuar një kabëll nën ujor 300 milion dollarësh që do të lidhte Japoninë me ShBA-në në 2014-ën.

Dyshja e ka quajtur projektin MAREA dhe ndërtimi do të fillojë muajin Gusht e të përfundoj në Tetor të 2017-tës. Edhe pse iniciativa do të jetë vetëm e Facebook dhe Microsoft, kabllo nënujor do të menaxhohet nga kompania e telekomunikacionit Telxius.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme