Facebook ndalon një aplikacion, preken të dhënat e 4 milionë përdoruesve

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 13:40 | Nga

Facebook ka ndaluar aplikacionin e testimit të personalitetit nga rrjeti i tij social për shkak të shqetësimit se të dhënat nga katër milionë përdorues janë keqpërdorur.

Rrjeti shoqëror dje njoftoi se ndaloi aplikimin “myPersonality” pasi gjeti se të dhënat e përdoruesve u janë dhënë studiuesve dhe kompanive të tjera “me vetëm mbrojtje të kufizuar”.

Facebook do të informojë përdoruesit e aplikimit se të dhënat e tyre janë keqpërdorur. Vendimi pasoi një skandal të kohëve të fundit me kompaninë e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave të Cambridge Analytics, transmeton KosovaPress.

Facebook tha se “myPersonality” ishte “kryesisht aktiv” para 2012. Nuk është e qartë pse vetëm tash janë ndërmarrë këto masa.

Skandali me Cambridge Analytics shkaktoi një hetim të gjerë në Facebook, i cili tha se kishte pezulluar më shumë se 400 aplikacione për shkak të shqetësimeve rreth shkëmbimit të të dhënave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme