Facebook-u do të ndryshojë

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Kreu i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, ka zbuluar një seri ndryshimesh në Facebook dhe platformat tjera sociale, përfshirë Instagram dhe Whatsapp.

Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit.

Dhe pikërisht, sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë me këto ndryshime.

Në një fjalim për zhvilluesit, z. Zuckerberg e përshkroi përqendrimin e ri të firmës në privatësi si “një ndryshim madhor” në mënyrën se si funksionon kompania.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme