Facebook ua dha të dhënat e përdoruesve 60 kompanive teknologjike

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 18:07 | Nga

Facebook ka ndarë të dhënat e çdo individi me të paktën 60 kompani teknologjike, shumë prej të cilëve vazhdojnë të kenë akses në to, raporton The New York Times.

Apple, Amazon, Samsung dhe Microsoft janë disa nga kompanitë që kanë një bashkëpunim 10 vjeçar me Facebook, lidhur me shkëmbimin e të dhënave të përdoruesit. Facebook ka mashtruar për marrëveshjen e pajtueshmërisë me përdoruesin, e cila premton se të dhënat e tua nuk do të ndahen me askënd tjetër.

Times raportoi se këto kompani kishin akses në të dhënat e përdoruesit, si statusi i marrëdhënieve, feja, bindjet politike dhe eventet e ndryshme. Ato gjithashtu merrnin informacione edhe për të dhënat e miqve të përdoruesve.

Një deklaratë e Facebook në përgjigje të raportit të publikuar, mohon se informacioni që i përket miqve të përdoruesve është ndarë pa leje.

Më 10 prill, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi para një komiteti të rrallë të Senatit amerikan në përgjigje të skandalit të Cambridge Analytica.

Sipas The Times shumica e këtyre partneriteteve janë ende në fuqi, edhe pse disa prej tyre filluan të shkëputen në prill.

Ndoshta sot duken të padëmshme, për ata që nuk i kuptojnë, por në të ardhmen ky abuzim dhe mungesa e politikave që ofrojnë zgjidhje do të kenë një ndikim të madh te secili prej nesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme