Facebooku ka katër aplikacionet më të popullarizuara në 10 vjetët e fundit

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Dekada e fundit ka qenë e shkëlqyeshme për Facebookun, kompani kjo e cila sipas App Annie, i ka katër nga aplikacionet më të popullarizuara.

Vendin e parë në listën e aplikacioneve më të popullarizuara për pajisjet me Android dhe iOS e zë Facebooku, pasuar nga Facebook Messenger në vendin e dytë, WhatsApp në vendin e tretë dhe Instagrami në vendin e katërt. Të katër aplikacionet janë pronë e kompanisë Facebook.

Në top 5 ka hyrë Snapchat, ndërsa Skype është i gjashti, TikTok është në vendin e shtatë, ndërsa UC Browser është në vendin e tetë, shkruan KOHA Ditore. YouTube është i nënti në listë, ndërsa Twitter e përmbyll top 10-shen.

Këto të dhëna tregojnë qartë se Facebooku e dominon përditshmërinë e njerëzve nga viti 2010 e deri më sot. Aplikacioni Facebook është bërë definitivisht pjesë kryesore e rutinës së njerëzve, kështu që ata kryesisht nuk e kanë braktisur platformën edhe pas skandalit për informacionet private dhe lajmet e rreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme