Facebooku përballet me hetim në BE për mbledhjen e të dhënave të shfrytëzuesve

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Google nuk është i vetmi gjigant i IT që po përballet me hetime nga organet rregullatore për antimonopol të BE-së për mbledhjen dhe monetizimin e të dhënave. Komisioni Evropian po e heton edhe Facebookun, raporton Engadget.

Zyrtarët e Komisionit Evropian i kanë thënë Reutersit se ka filluar një hetim preliminar nëse dy kompanitë e përmendura po i administrojnë me të dhënat. “Këto hetime kanë të bëjnë me mënyrën se si të dhënat janë mbledhur, përpunuar, përdorur dhe monetizuar (përfshirë edhe qëllimet e reklamimit).”

Organi rregullator shpreson të zbulojë nëse Facebooku ka kufizime për përdorimin e të dhënave nga ndërmarrjet e jashtme në këmbim të qasjes në API-të për aplikacionin e vet kryesor dhe në Instagram, shkruan KOHA Ditore. Procesi i hetimit do të përpiqet të zbulojë nëse Facebooku po e pengon qasjen e të dhënave dhe nëse po – pse.

Zyrtarët e BE-së janë të shqetësuar për sasinë e madhe të të dhënave të ruajtura nga kompanitë e IT dhe mundësinë për t’i përdorur ato për pengim të konkurrencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme