Facebooku tregon çka kishin probleme me platformën, tashmë janë zgjidhur

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Facebook ka lajmëruar se tashmë problemi me ngarkimin dhe dërgimin e materialeve si foto dhe video në aplikacionet e platformës së tij është zgjidhur.

Gjatë pasdites së djeshme shumë përdorues globalisht nuk ishin në gjendje të dërgonin dhe të merrnin imazhe, video dhe skedarë të tjerë në platformat e tij të mediave sociale, duke përfshirë WhatsApp dhe Instagram dhe kompania e mediave sociale tha se po punonte për të zgjidhur problemin.

“Gjatë një prej operacioneve tona të mirëmbajtjes rutinë, ne kemi nxitur një çështje që e bën të vështirë për disa njerëz të ngarkojnë ose dërgojnë foto dhe video. Ne jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne kërkojmë falje për çdo shqetësim,”tha Facebook.

Kjo çështje do të ishte më pak shqetësuese nëse do të ishte një ngjarje e vetme, por ndërprerja e 3 Korrikut është vetëm më e fundit e shumë ndërprerjeve deri më tani gjatë këtij viti. Përdoruesit janë të shqetësuar dhe irrituar nga fakti se kjo po ndodh shumë shpesh.

Facebook, i cili merr dhjetëra miliona dollarë nga të ardhurat e reklamave çdo ditë, refuzoi të komentojë kur u pyet nëse do të rimbursonte bizneset. Në një incident të ngjashëm në Mars, kompania tha se do të konsideronte rimbursimin e reklamuesve për ekspozimin e humbur.

“Ndërpreja duket se lidhet me një çështje të infrastrukturës së brendshme ose aplikacionit”, tha ThousandEyes, një kompani që monitoron trafikun e internetit në nivel global.

Ndërprerja e pjesshme ka nxitur pakënaqësi ndaj përdoruesve të rrjetit më të madh social në botë, të cilët filluan të ankoheshin në Twitter.

Më shumë se 14,000 përdorues raportuan problemin me Instagram, ndërsa më shumë se 7,500 dhe 1,600 përdorues u ankuan për Facebook dhe WhatsApp, sipas faqes së internetit Downdetector.com.

Harta live e Downdetector tregoi se problemet ishin kryesisht në pjesën e Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Aplikacionet dhe faqet e internetit gjithmonë do të përjetojnë ndërprerje të rastit për shkak të kompleksitetit të shërbimeve që ofrojnë. Por edhe kur ato janë të shkurtra, mund të bëhen një problem i vërtetë për shkak të numrit të madh të përdoruesve që përdorin këto shërbime. Një ndërprerje e Facebook ndikon në një suitë të aplikacioneve më të njohura dhe ato aplikacione kolektivisht kanë miliarda përdorues, të cilët përdorin shërbimet e tyre. Kjo është një punë serioze kur ndikon tek biznes dhe komunikimet dhe çdo orë që janë jashtë përdorimit mund të nënkuptojë para të humbura.

Të ngjashme