Fakte për aplikacionin që ju bën të dukeni më të vjetër

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Me siguri këtë javë ju i keni parë miqtë tuaj të postojnë fotografi të çuditshme për veten e tyre, por duke u dukur shumë më të vjetër. Ata përdorën një aplikacion të quajtur FaceApp, që nëpërmjet inteligjencës artificiale mund t’ju sugjerojë se si do të dukeni 40 ose 50 vjet më vonë.

Çfarë është FaceApp?

FaceApp është një aplikacion mobil, i disponueshëm për t’u instaluar në Apple Store dhe në Google Play për Android. Duke përdorur inteligjencën artificiale, aplikacioni krijon transformime reale të fytyrave duke përdorur filtra dhe veçori të ndryshme. Aplikacioni është vlerësuar pothuajse 200,000 herë në App Store, dhe përmban një vlerësim 4.7.

FaceApp u bë i famshëm për herë të parë më 2017, por me shumë përditësime që nga ajo kohë, teknologjia është bërë edhe më realiste, duke fituar shumë popullaritet. Versioni i lirë i aplikacionit ofron një zgjedhje të kufizuar të filtrave, por mos u shqetësoni, ajo çka ju duhet për t’u dukur më të moshuar është në dispozicion falas. Ju gjithashtu keni mundësi për të ndryshuar fytyrën tuaj, duke përfshirë ndryshimin e gojës në një buzëqeshje, ndryshimin e ngjyrës së flokëve dhe ndryshimin e gjinisë.

Ju gjithashtu keni mundësi për t’u dukur më të ri, por për disa arsye kjo veçori nuk është aq reale dhe zbavitëse për t’u përdorur. Ndoshta sepse ne tashmë e dimë se si dukeshim kur ishim më të rinj.

Si funksionon FaceApp?

FaceApp u zhvillua nga një ekip i vogël nga Saint-Petersburg, Rusi.

“Ne kemi zhvilluar një teknologji të re që përdor rrjete neurore, e cila mund të shtojë një buzëqeshje, të ndryshojë gjininë dhe moshën, ose thjesht t’ju bëjë më tërheqës”, tha themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv Yaroslav Goncharov për TechCrunch.

Goncharov shpjegon se fakti që FaceApp është kaq realist, e diferencon atë prej konkurrencës..

“Ajo çka na bën unikë është realizmi në foto,” tha ai. “Pas aplikimit të një filtri, fotografia juaj mbetet origjinale. Aplikacionet e tjera me dashje ndryshojnë një foto për t’u dukur më këndshëm, por pastaj i humbet origjinaliteti.”

Ju mund të bëni një foto përmes kamerës së aplikacionit, ose të merrni një nga fotografitë tuaja ekzistuese. Megjithatë, për arsye sigurie, jini të kujdesshëm me çdo aplikacion që kërkon qasje në galerinë tuaj personale. FaceApp, ashtu si shumica e aplikacioneve, ka një faqe të privatësisë që shpjegon mënyrën se si ata e përdorin përmbajtjen e përdoruesit. Aty, aplikacioni pranon se “mund të ndajnë përmbajtjen e përdoruesit dhe informacionin tuaj me bizneset që janë legalisht pjesë e të njëjtit grup të kompanive ku bën pjesë FaceApp”.

Kjo është normale për shumë aplikacione, por nëse ju pengon, atëherë mund t’a shkarkoni vetëm për pak dhe pastaj mund ta fshini atë kur të keni përfunduar.

Polemikat e FaceApp

Aktualisht, ekziston edhe një filtër “Hollivudi”. Ne nuk jemi mjaft të sigurt se çfarë është, por Mashable raportoi se në vitin 2017 ishte një filtër “interesant “, që mori famë, kur përdoruesit vunë re se aplikacioni ndriçonte lëkurën e njerëzve si një mënyrë për t’i bërë ata më “tërheqës”

Të ngjashme