FBI e pranon: Ky aplikacion paraqet rrezik për të dhënat personale

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pranuar se aplikacioni ‘FaceApp’ është “kërcim i mundshëm i kundër-inteligjencës”, duke lëshuar një paralajmërim të rreptë për çdo aplikacion të zhvilluar në Rusi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së demokratit Chuck Schummer për programin popullor të editimit të fytyrës, zyra tha se aftësia e Moskës për të hyrë në komunikime direkt nëpërmjet ofruesve të shërbimeve të internetit bën që çdo aplikacion i ndërtuar në vend është i rrezikshëm, sipas Daily Mail, transmeton lajmi.net.

‘FaceApp’, i lansuar më 2017-ën, u zhvillua nga ‘Wireless Lab’, një kompani me bazë në Shën Petersburg. Shefi ekzekutiv i saj, Yaroslav Goncharov, dikur mbante të njëjtën pozitë në Yandex, e njohur ndryshe si ‘Google e Rusisë’.

FBI tha se tani do fillojë hetimet në lidhje me tentimin e Rusisë që nëpërmjet aplikacioneve të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, raporton The New York Daily News.

Aplikacioni, i cili mund të ngarkohet falas, përdor inteligjencën artificiale për të edituar një fotografi nga galeria e fotove dhe e transformon atë në atë se si do dukeni në pleqëri.

Përveç se ndryshon ngjyrën e flokëve, shërbimi falas iu lejon edhe të vendosni mjekër, ndryshoni gjini, e madje edhe të dukeni më të rinj.

Shqetësimet për origjinën e saj ruse bënë që Komiteti Kombëtar Demokratik të paralajmërojë kandidatët presidencialë të partisë për përdorimin e tij.

Ajo gjithashtu iu bëri thirrje në korrik FBI-së dhe Komisionin Federal të Tregtisë për të kryer rishikime të sigurisë kombëtare.

Të ngjashme