FCC e miraton modelin e ri të Apple MacBook Pro

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

MacBook Pro së shpejti do ta ketë ose një model të rifreskuar, ose një madhësi të re. Herën e fundit kur Apple i rifreskoi modelet MacBook Pro 13 dhe 15 inçësh ishte në maj. Modelet e rifreskuara implementuan procesorë më të fortë dhe një tastierë të azhurnuar butterfly, raporton GSMArena.

Sigurisht, duhet të theksohet se Apple i ka rifreskuar vetëm modelet me Touch Bar, dhe jo edhe modelin 13 inçësh pa Touch Bar. Besohet se listingu i FCC është pikërisht për modelin 13-inçësh MacBook Pro pa Touch Bar. Listingu i FCC e zbulon numrin e modelit A2159.

Laptopi nga listingu ka mbështetje për 20.3V @ 3A Max, që është ekuivalente me 61W, gjë që sugjeron se bëhet fjalë për modelin 13-inçësh pa Touch Bar. Për krahasim, modelet 15 inçëshe vijnë me mbushës prej 87W, shkruan KOHA Ditore.

Besohet se Apple gjithashtu do ta publikojë edhe një MacBook Pro 16-inçësh me korniza të holla, por për këtë ende nuk janë paraqitur dëshmi konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme