Ferrari bëhet gati për rinisje të punës

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi i veturave luksoze, Ferrari, ka bërë të ditur se do të rinisë operimet në fabrikat në Maranello dhe Modena të Italisë nga 4 maji, kur në Itali nis lehtësimi i masave të marra kundër koronavirusit.

Dy fabrikat, në veri të Italisë, janë mbyllur që nga mesi i muajit mars kur në vend ishin ndërprerë operimet e bizneseve për shkak të përpjekjeve për të parandaluar shpërndarjen e virusit.

Kompania ka bërë të ditur se operimet do të vazhdojnë “gradualisht” dhe do të rikthehen në prodhim të plotë nga 8 maji.

Ferrari ka thënë se para vazhdimit të punës do të organizojë trajnime për punëtorët me fokus në masat për mbrojtje që duhet t’i kenë parasysh. Nën këtë program, ekipi i Ferrarit do të duhet të bëjë teste për koronavirus.

Gjatë mbylljes, Ferrari ka prodhuar pjesë për respiratorë për trajtimin e pacientëve me koroanvirus dhe maska për të mbrojtur stafin mjekësor.

Të ngjashme