Ferrari kthen sytë nga veturat hibride dhe SUV-ët

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 17:28 | Nga

Prodhuesi italian i veturave të luksit “Ferrari” do të përshpejtojë përpunimin e teknologjisë hibride, duke synuar prodhimin e serive speciale, mes të cilave edhe konceptin e ri të quajtur “Icona” (Ikonë) për të rritur të ardhurat deri në vitin 2022.

Prodhimi i SUV-it të parë, një treg jashtëzakonisht fitimprurës dhe në të cilin “Ferrari” është një prej të fundit që futet, është shtyrë në fund të planit strategjik 2018-2022. Ky plan u publikua të martën në Maranelo, selia historike e grupit, nga drejtori i ri i përgjithshëm, Louis Camilleri.

Ky i fundit mori drejtimin e “Ferrari”-t më 21 korrik pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sergio Marchionne, i cili vdiq vetëm pak ditë më vonë, shkruan mapo.al, përcjellë Klan Kosova

“Ferrari” synon të rrisë të ardhurat e tij nga 3,4 miliardë euro që ishin në vitin 2017 në rreth 5 miliardë në vitin 2022, një rritje që do të vijë falë produkteve të reja. Mes vitit 2019-2022, Ferrari do të nxjerrë 15 modele të reja, me një rritje të ndjeshme të vlerës mesatare të shitjeve”,- shpjegoi drejtori tregtar, Enrico Galliera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme