Fitimet e Microsoftit rriten me 4 për qind

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 20:26 | Nga

Gjiganti i sistemit operativ publikoi rezultatet financiare për tre muajt e fundit të 2016-ës duke raportuar një rritje me 4% të fitimeve. Madje edhe biznesi i softuerit të Windows nuk performoi keq.

Prej vitesh Microsoft dëmtoi të ardhmen duke ruajtur reputacionin e një kompanie e cila shet softuer tradicional në varësi të plotë të tregut të kompjuterëve personal. Kompania gaboi disa herë në përballje me Google në kërkimin online dhe Apple në harduer.

Me lidershipin e Satya Nadella, Microsoft ka gjetur rrugën e suksesit duke zhvendosur çdo gjë drejt cloud-it. Informatika cloud është një prej kthesave më të forta në teknologji ku një sërë funksionesh tashmë menaxhohen përmes internetit dhe jo lokalisht.

Aksionet e kompanisë po shënojnë vlera rekord në 64.27 dollarë. Pozitat e kompanisë u forcuan edhe më tutje kur bleu Linkedin për 26.2 miliardë dollarë. Për tre mujorin e fundit kompania raportoi fitim 5.2 miliardë dollarë. Të ardhurat u rritën në 24.09 miliardë dollarë.

Fitimet nga shërbimi Azure u rrit me 93%, një bum i vërtetë krahasuar me një vit më parë në 6.9 miliardë dollarë. Shërbimet Office patën gjithashtu rezultate të shkëlqyera duke shënuar 7.4 miliardë dollarë të ardhura.

Së fundi një prej surprizave të vërteta ishte rritja e të ardhurave nga kompjuterat personalë me 5% përmes shitjet së licensave të softuerit Windows. Kjo me të vërtetë është çudi pas raportimit të Gartner se shitjet e kompjuterave ranë me 3.7% tre muajt e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme