Funksionet e sigurisë dhe privatësisë së iOS 12-shit që duhet t’i dini

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 18:22 | Nga

iOS 12 është versioni më i fundit i sistemit operativ të Applet për iPhone dhe iPad.

Ky version sjell funksione të reja sigurie dhe privatësie për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar ende.

Për këtë arsye, në vijim kemi rreshtuar disa prej funksioneve të reja dhe si të përfitoni nga avantazhet e tyre.

Aktivizoni USB Restricted Mode

Ky funksioni i ri i vështirë për tu gjetur bllokon qasjen e çdo aksesori në iPhonen tuaj si kabllot USB apo kufjet. Bllokimi i qasjes bëhet kur telefoni ka qenë i kyçur për mëse 1 orë.

Kështu policia dhe hakerët nuk mund të përdorin mjetet e tyre për të anashkaluar format e sigurisë dhe qasjes në të dhënat tuaja.

Shkoni në Settings > Touch ID & Passcode dhe vendosni kodin. Më pas kaloni tek opsioni USB Accessories dhe sigurohuni që është “Off”.

Sigurohuni që përditësimet automatike janë të aktivizuara

Sa herë që iPhone ose iPad juaj përditësohet, vjen me disa përditësime sigurie që parandalojnë jo vetëm keqfunksionimin e telefonit por edhe vjedhjen e të dhënave.

Në iOS 12 telefoni juaj përditësohet në sfond. Vizitoni Settings > General > Software Update dhe aktivizoni përditësimet automatike.

Vendosni një fjalëkalim më kompleks

Vitet e fundit iOS ka përmirësuar ndjeshëm fjalëkalimet. Në të kaluarën kodet katër shifrore ishin standard ndërsa tashmë kërkon gjashtë shifra ose shkronja.

Por a e dini se mund të vendosni një kod me 8, 12 apo sa shifra sa të doni?

Vizitoni Settings > Touch ID & Passcode dhe vendosni fjalëkalimin. Për ta ndryshuar shkoni në Change Password dhe nga opsionet zgjidhni Custom Numeric Code.

Aktivizoni autenticitetin me dy faktorë

Autenticiteti me dy faktorë është mënyra më e mirë për të mbajtur të sigurt një llogari. Nëse dikush vjedh fjalëkalimin tuaj ata ende kanë nevojë për numrin e telefonit për tu kyçur.

Me iOS 12 funksioni është në dispozicion në telefonin tuaj. Thjeshtë vizitoni Settings dhe më pas Password & Security. Thjesht aktivizoni Two-Factor Authentication dhe ndiqni udhëzimet.

Ndryshoni fjalëkalimet që keni përdorur në disa adresa

Menaxheri i fjalëkalimeve në iOS 12 ka një funksion të ri: auditi i fjalëkalimeve. Esencialisht aplikacion do ju këshillojë të ndryshoni fjalëkalimet e përdorura disa herë.

Vizitoni Settings > Passwords & Accounts > Website & App Passwords dhe vendosni fjalëkalimin. Me çdo llogari do të vëreni ngjitur një simbol i cili njeh fjalëkalimet e përdorura disa here. Me një të klikuar në butonin Change Password on Website dhe puna është e kryer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme