Galaxy Note 7 i eksplodon në dorë 6-vjeçarit

Prishtinë | 13 Sht 2016 | 15:13 | Nga

Një vogëlush thuhet se ka pësuar djegie në duar nga celulari Galaxy Note 7 i Samsung.

Një 6-vjeçar nga Brooklyn, N.Y, pësoi djegie në trup gjatë vikendit pasi Galaxy Note 7 që po e mbante në dorë ishte nxehur shumë dhe kishte eksploduar në dorën e tij, tha gjyshja e fëmijës Linda për The New York Post në një intervistë të dielën.

Shpërthimi ishte aq i dhunshëm sa që “lëshoi” edhe alarmin në shtëpinë e tij dhe detyroi familjen ta thërriste policinë.

Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Mjekësore Downstate për të trajtuar djegien në trup. Pajisja, që u lansua muajin e kaluar, është duke u konsideruar e rrezikshme pasi shumë sosh eksploduan kohët e fundit, duke bërë që Samsung të ndalonte shitjen e tyre dhe të niste një program për zëvendësimin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme