Dallimet mes Galaxy S8 dhe S8+

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 22:30 | Nga

Një foto e re e publikuar shfaq dyshen S8 duke pozuar pranë njëri tjetrit. Nga fotoja mund të shihet dallimi në madhësi dhe ngjyrat e ndryshme.

Korniza e sipërme e të dy modeleve është e ngarkuar me shumë sensorë të ndryshëm. Njëra prej tyre mund të jetë teknologjia e njohjes së fytyrës që gjendet afër kamerës ‘selfie’.

Në anën tjetër, korniza e poshtme është plotësisht e pastër, pasi që pullat tradicionale janë zëvendësuar me pulla virtuale.

Sensori i gishtërinjve, sipas spekulimeve, është vendosur në pjesën e pasme të pajisjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme