Galaxy S8 me grafikë dhe procesor të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 13:22 | Nga

Sipas një raporti të ri nga SamMobile, thuhet se Galaxy S8 do të paketoj procesorin Exynos 8895 dhe në të njejtën kohë do të ketë të integruar çipin ARM Mali-G71 GPU.

Samsung tashmë ka bërë traditë përdorimin e procesorëve Exynos kështu që lajmi ekskluziv i takon GPU-së, që thuhet të jetë monstrum për grafikë.

Mali-G71 është produkti i fundit nga ARM dhe është i dizajnuar posaçërisht për aplikacionet e realitetit virtual dhe rezolucionin 4K. Nëse kjo teknologji integrohet në S8 do t’i mundësonte Samsung të sjell një ekran me 4K rezolucione.

Për më shumë, G71 do të ndihmonte edhe në reduktimin e përdorimit të baterisë që në anën tjetër do të rezultonte në bateri me jetëgjatësi më të lartë.

Detajet tjera rreth Galaxy S8 janë ende të mangta. Disa spekulime bëjnë të ditur se pajisja do të mund të lansohet më herët për shkak të dështimit të Samsung me Note 7.

Të tjerat spekulojnë se pajisja mund të ketë ekran të lakuar, të ngjashëm me S7 Edge.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme