Ghosni përfundimisht largohet nga Renaulti

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i Nissanit, Carlos Ghosn, ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga pozitat që mbante te Renaulti.

Ghosn që është në burg në Japoni për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës është zëvendësuar menjëherë nga Jean-Dominique Senard në pozitën e kryetarit të bordit, ndërsa Thierry Bollore është bërë shef i ri ekzekutiv.

Ghosn ishte arrestuar më 19 nëntor në Japoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme