Gionee prezanton P7 që kushton 150 dollarë

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 09:38 | Nga

Gionee ka lansuar një tjetër telefon Android në Indi, të cilin e ka quajtur Gionee P7. Pajisja vjen me ekran të madhësisë 5 inç me rezolucion HD prej 1920 x1080 piksel.

Gionee P7 fuqizohet nga procesori me kapacitet prej 1.3 GHz, RAM memoria prej 2GB dhe hapësira ruajtëse prej 16GB. Pajisja ka edhe kartelën microSD për rritjen e hapësirës.

Në anën e pasme të pajisjes ekziston kamera me 8MP ndërkohë që në anën frontale është kamera për selfie me 5MP.

Pajisja ka bateri të kapacitetit 2,300 mAh dhe sistemin operativ Android Marshmallow. Çmimi i P7 do të jetë 150 dollarë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme