Gjermania me strategji shtetërore për shfrytëzimin e potencialit të Blockchain

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Qeveria federale Gjermane miratoi një strategji ditën e Mërkure e cila ka për qëllim të marrë më të mirën e teknologjisë blockchain ndërsa nga ana tjetër të mitigojë rreziqet që vinë nga implementimi i saj.

Strategjia synon të hapë potencialin e blockchain dhe teknologjive të regjistrave të decentralizuara në vend duke mbështetur transformimin dixhital dhe parandaluar rreziqet dhe abuzimet nga përdorimi i tyre.

Sipas planit, zhvillimet në Gjermani janë në një linjë me strategjinë Evropiane dhe vetëm sa do të perfeksionojë më tutje tregun dixhital dhe ta mbajë Gjermaninë kompetitive.

Aprovuar nga Kancelarja Merkel, strategjia vendos themelet e prioriteteve qeveriate në hapësirën blockchain si identiteti dixhital, letrat me vlerë dhe financat korporative.

Nën strategjinë e re shteti Gjerman nuk do të tolerojë rrezikun që i kanoset parasë shtetërore nga kriptomonedhat si ajo e Facebook Libra.

Strategjia e re u miratua pas një konsulte të gjerë me industrinë dhe me përfshirjen e 158 ekspertëve dhe përfaqësuesve të kompanive në këtë fushë.

Vetë qeveria do të implementojë një projekt pilot për një indentitet dixhital bazuar në në teknologjinë blockchain. Megjithatë rezultati i konsultimit realizuar nga qeveria Gjermane sugjeron se aktorët kryesorë të tregut preferojnë një rregullim të tregut në nivel Evropian dhe jo shtetëror për të adresuar kriptomonedhat.

“Duam të jemi një pararojë e teknologjisë blockchain në Evropë,” tha Ministri Gjerman i Financave Olaf Scholz.

Edhe pse blockchain shquhet për përdorimin e tij në bitcoin dhe kriptomonedha të tjera, ekzistojnë fusha dhe aplikime të tjera pafund si në sektorët e energjisë, mobilitetit dhe shëndetit.

Por lëvizjet drejt teknologjisë blockchain nuk po ndodhin vetëm në Gjermani. Në Estoni 95% e të dhënave gjeneruara nga spitalet dhe doktorët janë dixhitalizuar dhe teknologjia blockchain po përdoret për ti siguruar këto rekorde.

Franca, Italia, Spanja, Malta, Qiproja, Portugalia dhe Spanja nënshkruan një deklaratë të përbashkët për të promovuar adoptimin e blockchain në Evropë. /PCWorld Albanian

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme