Gmail me paralajmërim të ri “out of office” për të parandaluar emailat e padëshiruar

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Funksioni i ri, në pakon e biznesit të Google, do t’i ndihmojë përdoruesit duke i paralajmëruar kur personi të cilit i dërgojnë email është në pushime ose jashtë zyrës, raporton Engadget.

Funksioni është krijuar si për Gmail ashtu edhe Hangouts Chat, dhe do ta ketë një baner i cili shfaqet në fund të panelit të emailit ose chat dritares i cili do ta njoftojë dërguesin se pranuesi e ka konfigurimin “out of office” në kalendar. Baneri gjithashtu informon se kur do të kthehet pranuesi i emailit/mesazhit, gjë që është e dobishme.

Njoftimet aktualisht janë në dispozicion vetëm për përdoruesit e G Suite – vegla e Google për biznes, shkruan KOHA Ditore. Kjo ka kuptim, pasi që përdoruesit e biznesit do të përfitojnë më shumë nga një opsion i tillë.

Funksioni do të vihet automatikisht në dispozicion brenda G Suite, ndërsa për përdoruesit do të arrijë në javët e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme